Aligatori i korrupsionit zyrtar në Shqipëri, shkarkohet drejtori nga SHkodra (emri)

Është shkarkuar në mënyrë të papritur Agron Hetoja, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit.

Burime të sigurta bëjnë me dije se shkarkimi nga detyra e kreut të AKU është bërë për shkak të korrupsionit të shkallës së lartë që ai ka kryer në këtë institucion të rëndësishëm dhe jetik të kontrollit të produkteve ushqimore.

Hetoja nuk ka zhgënjyer askënd, teksa korrupsionin që implementoi me sukses të plotë në KESH, e transferoi në mënyrë më të sofistikuar tek AKU. Mësohet se aferat korruptive në AKU janë të përmasave të mëdha dhe Hetoja është aktori kryesor.

Pritet që çështja t’i kalojë në mënyrë urgjente për hetim Prokurorisë dhe nuk përjashtohet mundësia që kjo dosje abuzimi dhe korrupsioni në AKU të bashkohet me atë të KESH, duke paralajmëruar dhe prangosjen e Agron Hetojës.

Sa ishte në krye të KESH, Hetoja ka abuzuar që nga energjia e deri tek tenderat për blerjet normale, duke akumuluar një humbje të jashtëzakonshme në Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Më i evidentuar ka qënë abuzimi i realizuar në vitin 2018, kur nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë, u hodhën hije dyshimi të forta se tenderat shumëmilionëshe të KESH kanë qenë të trukuar për të favorizuar dy kompani private, një vendase dhe një serbe.

Për këtë denoncim, Autoriteti shqiptar i Konkurrencës ka heshtur, duke mos hetime, edhe pasi skandali u adresua nga Vjena. Ndërkohë që po këtë vit Drejtori i KESH-it, Arben Hetoja shiti lirë dhe e bleu shtrenjtë në bursë energjinë.

Sipas të dhënave, KESH ka shitur më shumë se 400 mijë megavat/orë energji te tregtarët privatë, me një çmim nga 33 deri në 34 euro për mega, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë u ble nga dy kompani, shqiptarja GSA dhe serbja EFT.

Por për të njëjtin profil bazë në të njëjtën ditë në bursën e Hungarisë, energjia u shit me 49.9 euro për mega, ose rreth 15 euro më shtrenjtë, duke i shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro humbje.

Drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike në Slloveni, Zijad Beçiroviç, duke iu referuar korrupsionit në Shqipëri, ai është ndalur tek aferat e dyshimta të KESH-it.

Prapa këtyre aferave sipas tij, fshihen familjarë të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë një tjetër skandal ishte fakti se Hetoja mbajti mbyllur portat e hidrocentraleve me qëllim që të rriteshin në mënyrë maksimale prurjet dhe të prodhohej sa më shumë energji. KESH ka vjedhur miliona euro gjatë vitit 2018.

KESH ka vjedhur miliona euro gjatë vitit 2018 përmes njerëzve të afërt me kryeministrin. I njëjti ka ngritur dyshime se kompania shqiptare GSA e ajo serbe EFT, janë të mbrojtura nga qeveria, për këtë arsye konkurrenca nuk hap hetimin.

Dyshimet se mosveprimet e Autoritetit të Konkurrencës, thuhet se vijnë për shkak, pasi biznesi i energjisë është kapur nga njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama. Kompania shqiptare GSA menaxhohet nga dy administratorë, të cilët gjenden në listën e më të pasurve në vend, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka, njërëz afër kreut të qeverisë.

Madje, duke që se Rama ka “dobësi” për hajdutët, pikërisht për këtë arësye e kaloi nga KESH, në krye të AKU, vendi ku lëviznin milionat. Agron Hetoja sëbashku me bashkëshorten e tij bëjnë pjesë në njerëzit më të pasur në vend, pavarësisht se zyrtarisht nuk kanë asnjë biznes./Pamfleti