Alvini i vogël në kampin sirian, ja çfarë thotë ish-kryeministri Berisha

Për rastin e Alvinit në kampin sirian ka folur sot edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se të gjithë vendet i kanë tërhequr qytetarët e tyre nga kampet siriane.

Berisha përmendi Kosovën, madje tha se SHBA 3 muaj para i ka thënë të gjitha vendeve Europaine të marrin gratë dhe fëmijët nga kampet.

Sali Berisha: E kam ndjekur me vëmendje, është më i braktisuri fëmijë që mund të dihet, i braktisur nga pamundësia e babait që nuk është i zoti të shkojë atje, i braktisur nga një grusht gangsterësh që mbajnë pushtetin. I kam ndjekur mbrëmë të dy zëvendës ministrat. Ka dinamikë thoshin. Në një kohë kur Kosova i ka marrë dy muaj para. Shumica e vendeve i kanë marrë. Kur SHBA-të tre muaj para i kanë bërë thirrje vendeve Europiane urdhëroni merrni fëmijët dhe gratë nga kampet, edhe burrat që janë aty.