“Ambasadë pa ambasador”. Këto komente të hidhura s’do tu pëlqejnë amerikanëve

Analisti, Dritan Kaba ka reaguar plot ironi ndaj një deklarate të bërë nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Ai arrin deri aty sa flet dhe për “kapjen” e selisë së “Rrugës së Elbasanit” nga kryeministri.

Ja reagimi i plotë i Dritan Kabës:

Nje sqarim per ambasaden, pa ambasador! Nuk eshte opozita qe ka lidhje me mafian dhe blerjen e votave. Nuk jane deputetet e opozites te zene gafil me kriminele. Nuk eshte opozita qe ka falsifikuar firmen e sekretarit te shtetit per te rrembyer para. Nuk e mbolli Shqiperine me droge opozita. 

Nuk eshte opozita qe ka vendosur bandite ne cdo institucion. Pergjimet qe ka publikuar “Zeri i Amerikes” nuk kane te bejne me opoziten. Ore mos jeni ngaterruar??? Nese ju e “dashuroni” pushtetin e krimit ka nje arsye. Ajo flet me gjuhen e parave te zeza. Kjo nuk eshte ambasada e SHBA por e Rilindjes.

Votuesit e opozites jane me proamerikanet ne Evrope ju po luani nje rol negativ per kete dashuri dhe miqesi. Ju doni ta sabotoni ate!