Ambasadori iranian nxjerr foton nga Shqipëria: Po përdorin një “a.r.më të re”, super kompjutera që shpërndajnë…

Ambasadori i Iranit në Britani të Madhe, Hamid Baeedinejad ka postuar këtë foto në profilin e tij në Twitter, për të cilën pretendon se është realizuar brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë dhe ngre akuza se ata po përdorin “super kompjutera” sic i quan ai, për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit. 

“Anëtarët e MKO në kampin Ashraf, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri arme kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjutera me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë gënjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”, shkruan Baeedinejad.

Të paktën 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri si rezultat i marrëveshjeve të qeverive shqiptare me SHBA-në.