Ambasadorja amerikane del me deklaratën e fortë, ju kujton edhe përcaktimin e fjalës ‘negociatë’

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas diskutimeve të sotme në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore dhe nxit palët të mos ndalen në arritjen e kompromisit dhe negociatave.

Teksa i kërkon të mos zhgënjejnë për atë që kanë premtuar, ambasadorja amerikane nxjerr dhe përcaktimin e termit negociata që është “askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron”.

POSTIMI I PLOTE

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur nga COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron, përcaktim i termit negociata. Ju jeni shumë pranë – mos pushoni, mos zhgënjeni 🇦🇱!

yuri kim ambasadore