An.kth në kupolën e ma.skarenjve, Yuri Kim ja thartoi “dhallën” Adriatik Llallës



Nga Sokol Pepushaj



Pas Adriatik Llallës, që ishte më i fuqishmi, më i besueshmi, hajdutët e tjerë janë lehtësisht të kapur në rrjetën e peshqve që populli pret t’i “tiganisë”. Në rrjetë, në radhë për sekuestro të pasurive përrallore dhe për burg, janë vënë të gjithë. Nga Gjin Gjonët, Ilir Metët, Besim Hajdarmatajt, Xhezair Zaganjorët, Natasha Mulajt, Sali Berishët, Shpresa Beçajt, Skënder Gjinushët, Donika Prelët, Alaudin Malajt, Fatmir Meditë, Arjana Fullanët, e deri tek Taulant Ballët e Edi Ramët.



Nuk ekziston asnjë besim tek këta dhe të tjerët, nuk pritet drejtësi, nuk pritet asgjë e pritshme.

Fakt i gjallë është rasti i ish Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Republikës Adriatik Llalla. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), para pak ditësh e pastroi Llallën, ja hoqi sekuestron preventive të vendosur ndaj pasurive të tij.

Hetimet për milionerin Adriatik Llalla, u ndoqën nga SPAK-u dhe vendimi u dha nga gjyqtarja Irena gjoka.

Drejtësia tha se Kryeprokurori nuk është hajdut, thjeshtë, milionat e dollarëve nuk janë gjë madhe, pasi bukë e dhallë po han.

Shqiptarët lëshuan një ofshamë të madhe, të dhimbshme deri në shpirt.

U mëndua se milionat e hajdutëve janë të fuqishme dhe i mbysin thirrjet e skllevërve.

Edi Rama veproi. Doli në krah të mikut të tij Adriatik Llalla, duke u perpjekur të largojë vëmendjen amerikane.

Bëri një ngritje mbi Atlantik, dhe i foli “rracës së fukarenjve”, se ai, kryeministri, po sakrifikon, po fluturon për në Amerikë, për të blerë vaksinën. Gati sa nuk tha se po shpikë vaksinën që do ta ofrojë falas për fushatën elektorale këtë pranverë.

Shfryhet si tullumbace edhe ky lajm. Pak ditë pasi fiton pronat me vëndim gjykate, Adriatik Lllallës i thartohet Dhalla.

Presioni popullor dhe ai amerikan rikthyen gjithçka mbrapsht. Milionat e ish Kryeprokurorit të Republikës u sekuestruan sërish. Madje, u gjetën edhe disa që drejtësia i kishte fshehur. Ato nuk paskëshin qënë të mundura të sigurohen nga djersa e tij, por nga djersa e popullit shqiptar, se janë aq shumë para, sa nuk gjënden as në librat me përralla.

Më i forti i Republikës, Adriatik Llalla është e sigurtë, do të burgoset. Po deri këtu u desh shumë punë, ose jo, shumë pak punë. Pra, notojnë piratët nëpër ujëra të rrëmbyshëm, por vijnë e mbyten në një gotë. Në një gotë amerikane, normalisht.

Në mes të piratëve të mëdhenj, këta tanët, bëjnë sikur kërkojnë të ndershëm të mëdhenj. Vetë kryeministri, por edhe shefi i opozitës, presidenti dhe të gjithë aktorët, kanë deklaruar se shumica e piratëve, pra e juristëve, janë të ndershëm, por seç dreqin kanë këta amerikanët, që kërkojnë sekuestrimin e shumë milionave dollarë të tyre dhe një proces gjyqësor të pavarur. Edhe rasti Llalla është një rrufe në qiell me diell, për të gjithë politikën e pushtetin. Ata tashmë e dinë se arrestimi i gjithsecilit është më i lehtë se arrestimi i ish Kryeprokurorit të Republikës.

Kjo është njëra anë e medaljes, po tjetra?!

Në këtë fund viti, kur ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar fundin e zvarritjeve për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, këta bëjnë sikur në mes të “peshqve” të mëdhenj, po kërkohen peshq shumë të mëdhenj.

Pra, kuptueshëm për të gjithë, po kërkohen piratë shumë të ndershëm, për të kapur peshq shumë të mëdhenj e për t’i vënë në “tavolinën” e shqiptarëve të shtypur, të vjedhur, të trullosur nga plagët në stomak, ku zorrët ngatërrohen me njëra-tjetrën, edhe për një dromcë buke thatë.

Një popull i skllavëruar, fukara, me ca skllavopronarë, secili më i pasur se tjetri, presin si qyqja verën 31 dhjetorin, ditën ku Yuri Kim ka vëndosur si fillimin e arrestimit të gjithë hajdutëve të djersës së një populli, që tashmë Amerikën, e ka si Perëndi.

Prandaj shqiptarët presin mrekullitë e këtij fundviti .

Presin të “vdesë” sikleti i shpirtrave plot mundime të një populli. Presin edhe të lindë e të rritet pasiguria për Adriatik Lllallët, Xhezair Zaganjorët, Donika Prelët, Arjana Fullanët, Sali Berishët, Alaudin Malajt, Besim Hajdarmatajt, Fatmira Hajdarët, Natasha Mulajt, Shpresa Beçajt, Edi Ramët, të shkatërrohet stuhia e tyre prej sunduesve hajddutë e kriminelë.

Prin drejt burgut Kryeprokurori i Republikës. Të tjerët janë pesha më të rënda si hajdutë e më të lehta për pranga…

Yuri Kim është shpresa e vetme. Ajo ja thartoi “dhallën” Adriatik Llallës. Pas tij të gjithë, nga Meta deri tek Rama, në burg do të shkojnë./Pamfleti