An.kth në policinë e Shkodrës, vettingu në prag, ja ç’po ndodh këtë periudhë



Megjithese vettingu ne polici po ecen me ritme te uleta dhe eshte ende ne fazen e verifikimeve te kupoles drejtuese, ai pritet me interes per rezultatet qe do te prodhoje. Verifikimet per nje pjese te kesaj strukture megjithate kane nisur prej kohesh per te hetuar veprimtarine e tyre, korrektesine ne zbatimin e detyres, lidhjet qe kane dhe me ke kane patur komunikime jashte radheve te policise. Burime per shkodraneës bejne me dije se nje filter i pare eshte perfunduar ne te gjithe strukturen. Jane rreth 15 deri ne 20% e drejtuesve te policise dhe efektiveve te larte qe rrez.ikojne te mos kalojne vettingun. Per nje pjese te tyre problem eshte pasuria, te tjere per lidhje te papershtatshme si dhe nje grup i trete klasifikohet per dekonspirim te operacioneve policore kryesisht atyre antika.nabis apo te ngjarjeve te medha qe ka patur ne keto vite qarku Shkoder. Hetimi do te jete edhe me i thelluar me nisjen e procesit individual per cdo drejtues te larte apo efektiv policie qe shorti do ta nxjerre perpara komisionit te vleresimit. Vetem perpara pak ditesh edhe pse u mbajt e fshehte nga policia e shtetit, hetimi i brendshem procedoi dhe pezulloi nga detyra disa efektive e drejtues te policise se Shkodres per mos raportim parcelave me kan.abis, dek.onspirime etj.