“An mos më le me vd’ek”, rasti i rëndë tek “Shefqet Ndroqi”, reagon Ministria: Të shkarkohet sanitarja dhe të nisë hetimi



Pas rastit tepër të rë.ndë të bërë sot publik në “Stop”, ku vajza denonconte se kishte paguar 8 milion lekë nën dorë sanitareve dhe mjekëve të Shefqet Ndroqi, por në fund ia kishin lënë nënën të vd.iste, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë.



Reagimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares Tire Alldervishi, tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”.



Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi”  shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares Tire Alldervishi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për t’i shkuar deri në fund.

Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

MSHMS falënderon emisionin investigativ “STOP” për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon.