Andi Bejtja: Përgjimi i Zaev tregon e kujt është ideja për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ra viktimë e një loje nga dy komedianë rusë, e për pasojë nxorri në shesh planin për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Lidhur me këtë shaka të “hidhur” ka reaguar gazetari Andi Bejtja i cili thotë se mund të ketë shkaktuar të qeshura në Rusi, por jo në Tiranë, Prishtinë, Bruksel apo Berlin.

Sipas kësaj bisede del qartë ndikimi rus në Ballkan që synon destabilizimin e rajonit.

Reagimi:

Faleminderit Zaev

Biseda e Kryeministrit Zaev me dy humoriste ruse qe imitonin Presidentin e Ukraines duke folur me te, mund te kete shkaktuar te qeshura ne Rusi apo Ukraine, po jo ne Tirane apo Prishtine..Berlin apo Bruksel…

Kisha kaq kohe qe degjoja Baton Haxhiun neper tavolina te thoshte se amerikanet na e paskerkan mendjen top per shkembimin e territoreve Kosove-Serbi: e kisha pyetur dhe publikisht ne Opinion “e kujt ishte kjo ide”po kishte llocur….Dhe na e tha Zaev sot, dhe Vucic muaj me pare: qe eshte ide ruse, serbo-ruse, sot mesuam ka dhe pak gisht vllai yne Erdogan….Synojne destabilitetin e rajonit thote me gojen plot Zaev qe ndryshe nga shume lider ballkanik njihet per sinqeritetin dhe modestine.. Cte thote me i ka thene te gjitha…na i ndau para syve si ne Shqiperi ashtu edhe Kosove grurin nga krundet…qenkeni budallenj neqoftese nuk e keni te qarte….Ndaj kush e do ket vend me vrap ne zgjedhje me 13 tetor!

Gjatë bisedës, me komedianët rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, kreu i qeverisë maqedonase u shpreh se presidenti Aleksandar Vuçiç, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama kanë rënë dakord për ndryshimin kufijve, e ata mbështeten nga Turqia dhe Rusia, që po ashtu kanë të tjerë interesa.

Kryeministri maqedonas duke menduar se po fliste me Poroshenkon, tregoi se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Në lidhje me këtë çështje, Zaev në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se fjalët e tij janë të vërteta. Por ai shtoi se një pjesë e bisedave janë të prera dhe të montuara.