Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese/ Ilir Meta sho.kon me deklaratat: Ja veprimet ma.fioze

I ashpër ka qenë Presidenti Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, që po e jep në këto momente.

Pasi dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. “Siç jeni njohur nga zëdhënësi i presidencës, ose siç më pëlqen ta konsideroj Blushi im, kam firmosur dekretin për përzgjedhjen e zonjës Marsida Xhaferllari si gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese pas kthimit nga Parisi,” tha Meta.

Kreu i shtetit tha se krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një moment historik, ndaj Kushtetuta duhet zbatuar në mënyrë rigoroze.

“Momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese është historik, sepse për herë të parë krijohet Gjykata Kushtetuese sipas reformës në Kushtetutë për Reformën në Drejtësi. Prandaj është e rëndësishme të respektohet Kushtetuta, sidomos për Gjykatën Kushtetuese. Pra çdo veprim i presidentit aktual mbetet si precedent për presidentët e ardhshëm,” tha Meta.

Ai akuzoi ashpër kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani se ka bërë një lojë mafioze me dërgimin e listave vetë, pavarësisht se KED është një organ kolegjial.

“Kryetari i KED bën lojëra të karakterit administrativ, duke vendosur vetë kohën se si i dërgon listat, në mënyrë të dyshimtë, për të mos thënë mafioze, që të vendosë presidentin në këtë pozitë: që o të shkelë detyrimisht Kushtetutën e Shqipërisë që thotë qartë se ai plotëson vakancën e parë dhe pastaj është radha i Kuvendit,” tha Meta.