Anëtarët e Kushtetueses/ Basha del në konferencë të jashtëzakonshme, paralajmëron që…

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij, Basha është shprehur se ajo ishte rasti më i fundit kur maxhoranca tentoi të kaptë të gjitha pushtetet.

“Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi. Shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, kapja e çdo institucioni nuk është më përjashtimi por rregulli. Kurajoja që kjo maxhorancë u përpoqën që të shkelnin kushtetutën në mënyrë që të kapnin një anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe lehtësia që u munduan të kalojnë atë tregon dimensionin e vërtetë kriminal. Është tregues i paligjshmërisë totale. Parlament i paligjshëm. Bëjnë teatër dhe kalojnë ligje që të vjedhin e kërdisin shqiptarët. Në këtë kuadër do parë edhe teatri 3-ditor për GJK.”