Angela Merkel rrezikon v.d.ekjen, i ndodh sërish ajo gjëja e f.rik.shme

I ka vënë në merak sërish njerëzit kancelarja gjermane Angela Merkel, lidhur me shëndetin e saj, pasi u pa sërish të dridhej në një event publik.

Ky është incidenti i tretë që i ndodh asaj, brenda më pak se një muaji.

Ajo ishte se fundmi në takim me kryeministrin e ri finlandez, në Berlin, të mërkurën, kur u duk se dridhej në mënyrë të pakontrollueshme.

Herën e parë, në mes të qershorit, rasti ndodhi gjatë një takimi me Presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, por ekipi i Merkelit siguroi të interesuarit, se ajo thjeshtë ishte pak e dehidratuar dhe se e kish marrë veten pasi kish pirë një gotë me ujë. Teksa rindezi shqetësimet pak javë më vonë, në Berlin.

Të mërkurën, zëdhënësi i Merkelit insistoi se Kancelarja ishte mirë, duke përsëritur të njëjtin shpjegim me disa javë më herët. Dhe vetë Kancelarja po ashtu.

“Unë jam mirë, ashtu sic kam thënë edhe disa ditë më parë. Jam ende në një fazë rimëkëmbjeje fizike pas eksperiencës që pata gjatë ceremonisë së pritjes së presidentit Zelenski dhe gjendja nuk ka kaluar por është përmirësuar ndjeshëm. Unë ndjehem shumë mirë dhe nuk ka arsye për tu shqetësuar”, është shprehur Merkel.