Anija përplaset me urën, pamjet e pazakonta bëjnë xhiron e rrjetit

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Korenë e Jugut. Një anije mallrash ruse ka goditur urën që lidh trafikun rrugor në Busan, në Korenë e Jugut.

Anija me peshë 5.998 ton goditi urën Gwangan, pasi kapiteni i anijes ishte në gjendje të dehur dhe e kishte humbur kontrollin e anijes.

Pamjet që kanë kapur kamerat janë më të vërtet të frikshme, ku një tragjedi e vërtetë mund të kishte ndodhur brenda pak sekondash nga përdorimi i tepërt i alkoolit nga kapiteni i anijes gjigande.