Anila Bashës ia thonë live, në sy: Kur talleshe me gazetarët…

Te te duket vetja me e mire se fillestaret dhe ata qe nuk kane eksperiencen tende, nuk do shume mend per ta bere. Por kjo eshte gjeja me e mire qe mund te te ule si njeri imazhin.

Gazetarja e njohur e ‘abc news’ Juli Xhokaxhi gjatë momentin që po tregonte fillimet e saj në gazetari ka treguar edhe një episod që ka patur me Anila Bashën në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, e cila kjo e fundit tallej me Xhokaxhi për gabimet që ajo bënte.

“Unë nuk isha marrë ndonjëherë më parti të mëdha. Basha i thotë Çipës të shkojë kjo e reja në grupin parlamentar të PS-së dhe Çipa më thotë që ‘është mbledhja e grupit parlamentar të PS-së dhe do të shkosh t’i bësh edhe një intervistë Arben Malaj’.

Unë isha zero atëherë nga politika, as nuk e ndiqja, as nuk e doja. Mbaj mend që kam shkuar dhe e kam nisur tekstin e kronikës ‘sot në godinën e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste’ dhe e merr Basha tekstin tim dhe tallej. Pas kësaj, aty e kam marrë shumë seriozisht. Aty fillova të lexoja gazetat çdo mëngjes”, ka treguar duke qeshur gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi.