“Anti-shpifja”/ Edi Ramës i vjen një paralajmërim shumë i fortë nga ndërkombëtarët



Vijon debati i ash.për dhe kundërshtimet e forta të ndërkombëtarëve në lidhje me synimin e Qeverisë shqiptare për atë që e quan ligji “antishpifje”.



Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, Stefan Schennach, ka shprehur sot shqetësimin e tij në lidhje me ndryshimet që Parlamenti i Shqipërisë mund të miratojë lidhur me ndryshimet në legjislacionin aktual që synojnë mediat online.



“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një ‘paketë anti-shpifje’ synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediet të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si ‘cënimi i dinjitetit të individëve’, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera.

Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt ftohës”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket medieve në internet”, tha Schennach.