Anulimi i zgjedhjeve nga Meta, reagon fort ambasadori

Vjen reagimi i parë nga një ambasador në vendin tonë.

Është ambasadori i OSBE Bernd Boschardt i cili ka thënë se deklarata e Presidenti Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet është e fortë.

Por se cila do të jetë zgjidhja për këtë situatë, dhe a nëse do të ketë zgjedhje më 30 qershor, kryediplomati thote se do të jenë institucionet shqiptare që do të zgjedhin se cila palë ka argumentet më të mira ligjore.

Ai thotë se çfarë po ndodh është çështje e brendshme e Shqipërisë, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori i OSBE-së u pyet nga gazetarët edhe për protestat e opozitës joparlamentare, ku tha se përgjegjësia për dhunën në tubime bie vetëm mbi organizatorët.

Deklarata e Metës

“Presidenti Meta bëri një deklaratë shumë të fortë. Javën që kaloi edhe kryesia e radhës së OSBE tha në Tiranë se zgjedhjet janë çështje e brendshme e Shqipërisë. Jam besimolotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor.