Anuloi zgjedhjet, Meta i habit të gjithë: Tentova ta takoj, por…

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë për shtyp ku ka numëruar arsyet e vendosjes së zhdekretimit të datës së zgjedhjeve.

Ai ka treguar edhe detaje në lidhje me një takim të kërkuar me Gramoz Ruçin.

Meta delaroi se kishte bërë përpjekje për ta dioskutuar vendimin e tij me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, por ky i fundit ishte në udhëtim dhe nuk kishte mundur.

Gjithashtu presidenti tha se ishte surprizuar nga reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas anullimit të azgjedhjeve, por u shpreh se po pret që Rama të reflektojë.

‘Takimi me zotin Berisha nuk ishte sekret. Tani nga e dinte kryeministri? Kemi patur një drekë dhe ai e ka ditur gjithmonë sa i shqetësuar jam unë nga kjo situatë dhe i takonte atij të vendoste një datë tjetër për zgjedhjet vendore.

Dy-tre ditë përpara se të merrej ky vendim, Rama ka qenë në një emision dhe tha në mënyrë të qartë e të prerë se zgjedhjet e 30 Qershorit do të bëheshin dhe do të shkonte në zgjedhje edhe pa opozitën.

Ç’është e vërteta, nuk kam takuar Ramën për arsye se ai ka qenë në vendimn tim në Skrapar, e vërteta është se kam bërë një përpjekje për të biseduar me zotin Ruçi, por ai ishte duke udhëtuar dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është suprizuar nga vendimi im, por unë jam surprizuar nga reagimi i tij dhe po pres të reflektojë’, tha Meta.