Apeli prekës i gruas së Erit: Si e mora vesh që e v.r.anë, pse e eliminuan. Djali im vetëm 4 muajsh tani…

Bashkëshortja e Eri Zefit, i cili njihet edhe me emrin Anton Zefi, i riu që u gjet i pajetë në fshatrat e Mirditës, ka bërë një letër publike, të cilën ia ka dërguar mediave dhe Presidentit të Republikës.

Në një intervistë për “Ora News”, bashkëshortja e Zefit kërkon të vendoset drejtësi për të shoqin.

Ajo shprehet se kjo ngjarje është bërë për gj a k marrje. Sipas saj, i shoqi nuk kishte k onflikt me askënd dhe askush nuk kishte arsye për ta v r arë.

Ajo thotë në lidhjen telefonike se bashkeshortit te saj i kane marre jeten per nje ngjarje të ndodhur në Durrës, ku Ndue Zefi, kunati i saj, i ka marrë jetën Martin Ndrecës.

Teksa tregon se ditën që ndodhi ngjarja e rëndë i shoqi ishte në shtëpi dhe doli pasi e thirrën shokët, gruaja tregon se si e mori vesh lajmin për vdekjen e Erit. Sipas saj, ishte në shtëpi me të birin e vogël, vetëm 4 muajsh, pasi ka marrë në kamer kunatën dhe ka parë gjithë familjarët duke qarë.

“Unë isha në shtëpi, televizorin fikur me një djalë 4 muajsh duke pritur burrin. Thirra motrën e tij, kur e pashë në kamera, të gjithë ishin duke qarë. Unë nuk kam ditur çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur”.