Arbana Osmani është shtatzënë? Dalin fotot që ngrenë dyshimet e fo.rta, fansat e kuptuan vetëm pasi panë pamjet…

Arbana Osmani është shtatzënë? Ka qenë kjo kryefjala e diskutimeve në rrjetet sociale, teksa fansa të shumtë ngritën dyshimet fill pasi panë disa foto ku barku i moderators shfaqej mjaft i rrumbullakosur.

Ditë më parë, burime jo fort të sigurta thanë për Anabel se “Arbana Osmani është shtatzënë”, por për shkak të mungesës së fakteve konkrete, lajmi nuk u raportua.

Në puntatën e djeshme të “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani u shfaq me një kombinim fantastik “e gjelbër tërfili-magenta” nga Elisabetta Franchi dhe fill pas kësaj, ndjekës të shumtë shkruan se Arbana “duket sikur është shtatzënë”.

Për hir të së vërtetës, detajet duken të çuditshme. Së pari, në pjesën më të madhe të kohës, regjia (nën drejtimin e Eduart Grishajt, partneri i Arbanës) kujdeset që moderatorja të ketë përgjithësisht një plan bust.

Arbana mban gjatë gjithë kohës skaletën përpara barkut, edhe kur qëndron ulur.

Në ato pak raste kur kamera nxjerr në pah barkun e moderatores, vihet re një rrumbullakosje e lehtë.

Anabel.al kontaktoi me Arbanën, e cila u shpreh se “është fundi shumë i ngushtë”.