Arbana Osmani flet për tort.urën e shtatzënisë: Kërkoj falje, por…

Prej kohesh, moderatorja Arbana Osmani na k treguar se eshte e apasionuar pas gatimit.

Ajo herë pas here tregon në rrjetet sociale, receta të ndryshme në mënyrë që t’i gatuajnë të gjithë.

Së fundmi, Arbana ka përzgjedhur sushit. Mirëpo, moderatorja ka rrëfyer edhe një sekret që ka kaluar gjatë periudhës që ka qenë shtatzënë.

Arbana tregoi se për të ka qenë torturë të mos i konsumonte sushit me peshk të gjallë.

‘Kërkoj falje për të gjithë shtatzënat. Mos ngrënia dot e sushit me peshk të gjallë ka qenë edhe për mua një torturë gjatë asaj periudhe’, shkruan Osmani.

Kujtojmë që moderatorja ka një djalë, 4 vjeç, të cilin e ka pagëzuar me emrin Jon.