Arbanën nuk po e lënë rehat për lidhjen me regjisorin, por ajo zbulon se…

Të gjithë e dime lidhjen e ngushtë që kanë moderatoret e njohura dhe të dashura të ekranit, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu.

Prej vitesh janë kthyer në shoqe të pandashme dhe kalojnë kohë bashkë jo vetëm në ambientet e Top Channel, por edhe jashtë.

Së fundmi, Arbana dhe Xhemi kanë bërë ngjitje në mal. Përmes një fotografie në Instagram, Arbana na zbulon se Xhemi na qenka dembele.

Në foton e publikuar, Arbana shkruan: “Duke u ngjitur në mal me këtë dembelen.”