Arjan Çani: Kë do bësh Kryeministër nëse të kap Korona? Befason Rama: Do marr një

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, në një lidhje direkte me Skype.

Në një nga rubrikat e emisisionit, moderatori Arian Çani i bëri disa pyetje kreut të qeverisë.

Në njërën prej tyre, Çani e pyeti Ramën se kujt do ia linte “timonin” nëse mund të infektohej nga koronavirusi.

Dhe, Rama nuk surprizoi aspak me përgjigjen e tij, duke u shprehur:

Me vete te respiratori!
Me këtë përgjigje, Rama dëshmoi qartë para shqiptarëve, që nuk ka virus që mund ta bëjë atë të lëshojë timonin nga duart e tij.