Armiku i betuar i Bashës takon kokë më kokë Voltanen brenda në bashki (foto)

Duket se inatin qe Lulzim Basha nuk e ka planifikuar per nje rikandim te dyte, Voltana Ademi po e kthen ne nje lufte personale ndaj partise demokratike dhe kryetarit te saj. Pasi per 3 vite nuk e ndali hapin per te krijuar ndjenjen e unit dhe duke anashkaluar strukturat e selise blu, sa beri qe te shkonte deri ne deklarata se kishte fituar e vetme betejen per Shkodren, tashme ajo i eshte rikthyer mekanizmave dhe strategjive me te thella politike, qe shkojne ne sulme frontale, edhe te sponsorizuara ndaj kryetarit te partise demokratike.

Ajo perveç dobesimit te partise, ne krahun tjeter nga zyra e kryetares se bashkise, nuk i ndal serite e takimeve politike, edhe pse ne ate karrige eshte zgjedhur per ti sherbyer shkodraneve dhe qytetit. Dyert i ka hapur pikerisht per kundershtaret e Bashes, ata qe ne publik dhe kudo, nuk kane lene ne gjithe kete periudhe, akuze pa artikuluar, e lufte pa bere per ta rrezuar kryedemokratin nga karrigia qe mban.

E ne kete lufte te sponsorizuar, duket se firme dhe vule paska patur dhe ka edhe Voltana Ademi, e cila gjate kesaj te marte pati nje tjeter takim interesant, me njeriun antiBashe. Fabjan Topollaj u shfaq serish ne dyert e bashkise se Shkodres, ku nga burime te brendshme mesohet se eshte takuar me kryetaren e bashkise, me te cilin duket se ka ndare nje bisede te gjere e gjate mbi jeten politike brenda selise blu dhe strategjine qe Ademi me grupin e saj duhet te ndjeke per zgjedhjet ne parti dhe hap pas hapi ne proçesin zgjedhor per kryetar bashkie ne 2019.

Se cilat kane qene leksionet e Topollaj ende nuk dihen, por koha do ti tregoje hap pas hapi, gjate rruges qe do te ndjek Ademi, e ku permes veprimeve dhe mos veprimeve do te tregoje shumeçka nga kjo lufte qe tashme duket se e ka nisur edhe me shfaqje publike, ndaj kryetarit Basha.

Ndonese per tu maskuar ajo i shkon ne takime, e madje i del ne krah sikur vazhdon te jete besnikja e tij, ne krahun tjeter, ajo nuk ndalet se derguari mesazhe indirekte se eshte edhe armikja e tij, qe i pret ne zyre dhe madje ushqen kundershtaret politik te Bashes. Se cfare synon ne gjithe kete mes Ademi, nuk eshte e veshtire per tu kuptuar, pasi karrigia dhe posti jane te embla edhe per 4 vitet te tjera, aq me shume kur ajo nuk ka lene rast per ti ikur nga duart, duke e shfrytezuar me se miri te qenurit kryetare e nje bashkie te madhe, si kjo e Shkodres!/ShkodraNews