Armina Mevlani prezanton shpirtin binjak, por nuk është Shkëlzeni. Uaaa!

Ato janë shoqe prej 25 vitesh. Janë njohur me njëra-tjetrën që në moshën 12-vjeçare dhe miqësia e tyre sa vjen edhe bëhet më fortë. Bëhet fjalë për blogeren e njohur Armina Mevlani dhe Borana Bacin. Ato ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku rrëfyen miqësinë e tyre.

“Unë kam qenë gjithmonë e orientuar tek miqësia dhe shoqëria. Ngaqë nuk kam patur as motër, as vëlla, miqësia për mua ka qenë ndër marrëdhëniet më të rëndësishme të jetës. Miqtë kanë mundësinë të të njohin deri në themelet më të thella dhe për mua miqësia simbolizon sinqeritetin, besimin ose një vend ku mund të mbështetemi sa herë mund të kemi nevojë në jetën tonë.

Unë kam qenë shumë egoiste dhe doja që Borana të më donte vetëm mua. Më ngjiste shumë, ishte shoqja që kisha ëndërruar gjithmonë të kisha. Gjithmonë vishej bukur dhe mua më pëlqenin njerëzit që ishin si unë. Ne besojmë që shpirtrat binjakë që ne kemi gjetur në jetë, jemi njëra-tjetra. Si në çdo marrëdhënie kemi patur momente lekundjeje, por nuk jemi shkëputur. Nuk i kemi mbajtur inatë njëra-tjetrës. Mendojmë se sekreti në çdo marrëdhënie është komunikimi, t’i thuash gjërat hapur. Borana është e qetë dhe e balancuar dhe në vendimmarrje ka qenë një ndër njerëzit që më ka ndihmuar më shumë, sepse është e kthjellët kur analizon. Borana ka qenë e vetmja që e ka ditur që në fillim lidhjen time me Shkëlzenin dhe ka qenë e para që e ka takuar”, tha Armina Mevlani.

“Miqësia është një ndër marrëdhëniet më me vlerë dhe nëse gjendet vërtetë një miqësi kaq e pastër si kjo që kemi ne, duhet ta kurojmë dhe të investojmë në këtë lloj marrëdhënie. Ne kemi qenë në 8-vjeçare bashkë, por jo në të njëjtën klasë. Gjithmonë shiheshim nëpër koridore dhe mua më bënte përshtypje Armina, sepse ka patur flokë kaçurrela jo të zakonshme, ishte shumë e bukur dhe pozitive. Nuk mendoja se do të kisha mundësi ta njihja derisa një ditë, ishte e hënë dhe ne kishin program që këndonim himnin e flamurit dhe ndërkohë që unë po futesha në shkollë me klasën time Armina më thërret dhe më thotë: “O goce ti ngjan me Hilary Duff”. Dhe unë mbeta, sepse e kisha shumë qejf. Pastaj shkova dhe i fola dhe u takuam në kinema bashkë edhe me dy shoqe të tjera. Ka qenë një lloj kimie e pashpjegueshme dhe rezistente. Armina është shumë e çiltër dhe ndonjëherë unë i them “rreze dielli”. Ajo nuk lë asnjë stres që ta deportojë dhe m’i heq edhe mua streset. Një gjë tjetër që ka shumë të theksuar është mirënjohja dhe kur është e lumtur, do që gjithë të tjerët të jenë të lumtur”, tha Borana Baci.