Arminën e merr malli për Shkëlzenin, gjen mënyrën për ta marrë me vete në punë

Bloggerja shqiptare Armina Mevlani ka pasur një ide ndryshe se si të vishej në përditshmëri. Nuk kërkoi asgjë në garderobën e saj por shkoi në atë të partnerit të saj, Shkëlzen Berishës.

E veshur me xhinse të larta dhe me një këmishë të lidhur në mes, Armina ka zbuluar se kjo e fundit nuk është e saja. “Me këmishën e tij” shkruan Armina teksa tregon veshjen e saj në Instastory.

Në këtë mënyrë ajo është veshur gjithë stil dhe mbi të gjitha në këtë mënyrë nuk do ta marrë malli për Shkëlzenin dhe do ti duket sikur e ka pranë çdo moment.