Arr.estohet kryeministri boshnjak, dyshime për korrupsion për respiratorët! Po me Xhaçkën, Manastirliun e Ramën, çdo bëjë SPAK-u ynë?!

Bosnje dhe Hercegovina ka dhënë mbrëmjen e sotme një shembull të fortë se si drejtësia duhet të funksionojë.

Kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novaliç, drejtori i drejtorisë për mbrojtje civile Fahrudin Solak dhe pronari i kompanisë “Mjedëra e argjend” Fikret Hoxhiç mbrëmë janë marrë në pyetje nga autoritetet në kuadër të hetimit për aferën respiratorët.

Ata kanë dhënë dëshmi para hetuesve pasi rastin e mori në shqyrtim Prokuroria e Bosnjes. Të mërkurën policia i ka sekuestruar telefonin Novaliç për ekspertizë, për të konfirmuar me kë ka kontaktuar ai për blerjen e respiratorëve.

Respiratorët u blenë nga Kina për 5.3 milionë euro, por janë të papërdorshme në repartet e kujdesit intensiv, kurse hetim duhet të përcaktojë sesi kompania e kontraktuar mund të importojë respiratorë, kur ajo është e regjistruar si kompani e përpunimit dhe kultivimit të frutave dhe perimeve.

Afera është thuajse e njëjtë me dy tenderat që Partia Demokratike në Shqipëri ka kallëzuar në SPAK. Atë të shpërndarjes së ushqimeve që iu dha një kompanie që merrej me IT, dhe për tenderin e pajisjeve mjekësore, që u pagua me çmim dyfish më shumë se tregu.

Megjithatë, drejtësia në Shqipëri nuk vepron, e SPAK, nga i cili pritej aq shumë, edhe hetimet i bën të cunguara. E jo më pastaj, që të pretendohet për arrestime ministrash, dhe duket një ëndërr surreale, arrestimi i kryeministrit Rama.