Arrestimi i burrit të ministres shqiptare, reagon urgjent Policia

E arrestuan dhe e liruan disa orë më vonë. Vjen edhe sqarimi zyrtar pse.

Pas arrestimit të deputetit të PSD-së në Kosovë, Dardan Mulliqaj, ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

Përmes një deklarate zyrtare, ajo thekson se Mulliqaj është arrestuar në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerrë ditën e djeshme.

“Sot, konfrom detyrimit ligjit, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër arresti është nxjerrë me datën 12.05. 2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet për policinë që i pandehuri D.M të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se Policia do të ndjekë të gjithë procedurat dhe hapat ligjorë në përmbushje të kërkesës së Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mulliqaj është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015.