Arrestimi i “Dajës”, flet vëllai: Ai është viktimë se vajti në varrimin e Admirit…jemi burra të fjalës

Vëllai i Ragip Haxhiajdinit, i njohur si “Daja i Rinasit”, Mustafa Haxhiajdini, ka folur sot për mediat në lidhje me arrestimin e të vëllait.

Ai ka thënë se i vëllai nuk ka lidhje me ngjarjen e Rinasit dhe se është një viktimë që është arrestuar për shkak të njohjes familjare me “turin” e grabitjes në Rinas.

Mustafa Haxhiajdini, u shpreh se i vëllai nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur në Rinas. Arrestimi është bërë tha ai, pas pranisë së “Dajës” në varrimin e Admir Muratajt në Cerem të Tropojës.

Dhe këtu, ai tregon forcën e zakonit, kur thotë se tradita e thotë qartë se nëse dikush të vjen në dasëm, atëherë ti i shkon në mort.

“Policia s’na ka kontrolluar. S’vjen dot të më kontrollojë mua kur jam i pastër. Punoj me djersën e ballit. Ai është viktimë. Është arrestuar se mori pjesë në varrimin e Admirit. Po në varrim isha edhe unë. Kur tjetri të vjen në dasëm, ti i shkon në mort”,-u shpreh ai.