Arrestohet avokati i njohur, kishte dalë pa leje. Në polici ai tregoi që…



Arrestohet një avokat në ishullin grek të Mykonos, pasi akuzohet se theu karantinën.



Sipas burimeve të policisë, ai duhej të qëndronte në karantinë pasi një person i rrethit të tij të ngushtë familjar, u diagnostikua pozitiv me koronavirus. Ky person qe ishte testuar pozitiv ishte kthyer së fundmi nga jashtë shtetit.



Avokatit nga Mykonos iu desh të qëndronte në një hotel në Athinë, megjithatë ai theu karantinën dhe shkoi në Mykonos.

Të Premten në mbrëmje ai shkoi në Komisariatin e Mykonos për të bërë një ankesë, por atje, policia zbuloi se ai duhej të ishte në një hotel karantinë.

Sipas informacioneve, ai ishte justifikuar me faktin se ishte mbyllur në një shtëpi në Mykonos.

Sidoqoftë, ai u arrestua dhe u gjobit me 5,000 euro.