Arta Dade bën deklaratën bo.mbë: Opozita nuk është gati, ja nga do të jetë Kryeministri i ri

Për ish-ministren e Jashtme, një prej personaliteteve më të rëndësishme të PS-së në histori, Arta Dade, ka deklaruar sot se Rama ka degraduar edhe për shkak të opozitës, e cila sipas saj nuk është ende gati të qeverisë.

“Gjërat kanë degraduar, që nga momenti që i kam kërkuar Ramës të japë dorëheqjen, apo nga momenti kur kolegët e mi në parlament do doja të bënin një lëvizje në të mirë të demokracisë. Kam pritur shumë në parlament për ndryshime dhe jam e zhgënjyer. Kam kërkuar që Rama të japë dorëheqjen dhe PS i ka të gjitha kapacitetet, ose i ka pasur para 10 muajsh, që të vinte një kryeministër tjetër. Besoj që ka shumë, që jo vetëm i ka përzënë Rama, sepse ndjehej i kërcënuar prej tyre, që tani s’janë më në PS, por unë do parapëlqeja edhe ekspertë që mbështesin parimet e demokracisë dhe që nuk i mungojnë Shqipërisë. Është për të të ardhur keq që kjo kategori të largohen.

Për fat të keq, Ramës i ka interesuar konfliktualiteti politik. Edhe opozitën e bëj me faj. Rama ndjehet i sigurt, ai mund të qeverisë me gjithë defektet e veta, si asnjëherë, pasi ka një opozitë që nuk e përfill. Mazhoranca duhet të ishte e shqetësuar që nuk ka opozitën në Parlament, sepse ato zonja që janë në Parlament, jo vetëm që nuk kanë qenë të përgatitura, por edhe nuk mund ta bëjnë këtë detyrë”, është shprehur Dade.