Arta Marku “kyç” dosjen Argita-Fazlliç, të pastrimit të 132 milionë eurove, me 6 firma false, ja kërkesa dërguar Qipros, nga prokurori Genti Xholi

Pesë muaj më parë, Prokurores së Përgjithme Arta Marku, i është kërkuar nga SHBA, të rihapë urgjent dosjen “Argita-Fazlliç”, të bllokuar nga parardhësit e saj Ina Rama e Adriatik Llalla, në të cilën është provuar, me dokumente shkresore tatimore e bankare shqiptare dhe të huaja, krimi i pastrimit ndërkombëtar të 132 milionë euro të pista, që shtetasi serbo-boshnjak Damir Fazlliç, ka kryer në Shqipëri, në vitet 2005-2008 të pushtetit “Berisha”, së bashku me Argita Berishën, duke përdorur ortaken e saj, avokaten Flutura Kola dhe bashkëshortin Florenc Kola.

Por kryeprokurorja Arta Marku, sipas informacionit të ardhur në “PAMFLETI”, së bashku me dosjen e plotë “Fazlliç”, rezulton se nuk po lejon, rihapjen dhe çuarjen në gjykatë, të kësaj dosjeje kriminale, të mbikëqyrur e drejtuar gjatë hetimit, nga prokurori Genti Xholi, kompletuar qysh në vitin 2009.

Se cilat janë këto “urdhëra”, që kanë më tepër forcë se ligji, dhe se platforma anti-krim e SHBA-BE në Shqipëri, këtë e di më mirë kryeprokurorja Arta Marku, e cila 1 vit më parë, nën tymin e shashkave të opozitës, u betua në parlament, se do hapte çdo dosje krimi “VIP” në politikë e jashtë saj.

Ndërkohë, që rezultoi “betim shashkë”, mbasi deri tani, ajo nuk ka prekur asnjë “mushkonjë” nga “moçali” kriminal i politikës, ne dimë faktin me zë e me figurë, se Arta Marku, po zbaton me heshtje e veprime prej “urithi”, një pazar politik, të bërë mes bandave Rama-Berisha-Meta-Basha, për të mos hapur asnjë dosje, që ka lidhje me krimet e tyre.

Sipas pazarit të katërshes politike, që po ka marrë peng Shqipërinë, Arta Markut i është ngarkuar misioni, të bllokojë edhe dosjet Gërdeci, 21 Janari, Rruga e Kombit, zhdukja e Remzi Hoxhës, vrasja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, vrasja në “aksident” e Kosta Trebickës dhe Sokol Olldashit, grabitja e floririt, grabitja e Bankës së Shtetit, sarajet e Ramës në Surel, Rruga e Kombit, zhdukja e Eduard Belegut, vilat Berisha e Metaj në Lalz e Serbi, Video-Blloku, koncesionet në Shëndetësi, CEZ-DIA e shumë të tjera.

“PAMFLETI” disponon, dosjen e plotë kopje origjinale “Argita-Fazlliç” dhe 42 dosjet “VIP”, që po mban të bllokuara edhe kryeprokrorja Arta Marku, publikimin e të cilave, po e nisim me dosjen “Argita Fazlliç”, me krim pastrimin 132 milionë euro, nëpërmjet krijimit të kompanive fantazma, për të bërë shit-blerje tokash e kapitalesh fiktive.

Sot, po publikojmë të plotë, Kërkesën Nr. 212/32 Prot., datë 23.12.2008, që (ish) Drejtuesi i Prokurorisë Tiranë, Genti Xholi, i ka drejtuar Gjykatës së Lartë të Republikës së Qipros, me objekt: – “Letër porosi, për ndihmë gjyqësore ndërkombëtare, në lëndë penale”, lidhur me aktivitetin kriminal ndërkombëtar, të pastrimit të parave të krimit, nga Damir Fazlliç e Flutura Kola, ortake e Argitës, nëpërmjet zyrës avokatore të Argitës, në bashkëveprim me zyrtarë shtetërorë tatimesh, hipotekash e doganash në Shqipëri.

Ja objekti i Letër-Porosisë Hetimore, dërguar Gjykatës Supreme të Qipros, për Damir Fazlliç, nga Kryeprokurori i Tiranës, Genti Xholi, në datën 23.12. 2008

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal Nr.  3258, datë 7.10. 2008, në ngarkim të Damir Fazlliç, shtetas boshnjak, i datëlindjes 26.09.1975, për veprën “Pastrim i produktit të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, i Kodit Penal të Shqipërisë.

Shtetasi Damir Fazlliç, ka regjistruar në Republikën e Shqipërisë, si ortak i vetëm, shoqërinë tregtare “Crown Acquitisions” (dhe 5 shoqëri të tjera), me Vendim Nr. 34011, datë 20.09.2005, me aktivitet: “Kryerja e veprimtarisë tregtare, në fushën e pasurive të paluajtshme, duke zhvilluar projekte ndërtimi, zhvillimi urban e mjedisor, direkt ose nëpërmjet lidhjes “JOINT VENTURE”, si dhe shit-blerje e ndërmjetësime të çdo lloji….” (pasqyrohet i detajuar gjithë hetimi, për aktivitetin pastrimit të parave).

Sa më sipër, mbështetur në Kodin Penal të Shqipërisë dhe në Konventën e OKB kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, në intres të këtij procedimi penal, lutemi të na vendosni në dizpozicion dhe dërgoni në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, provat sa vijon:

Të dhëna , për lidhjet, aktivitetetin dhe bizneset që disponon e zhvillon në Qiro, personi në hetim, Damir Fazlliç.

Të dhëna, për personat Sandra Berberoviç, Vojin Lazareviç, Andri Athanasiou, Theano Christofi, Anna Andreou, Giannoula Markantoni, nëse kryhen hetime, ose procedura gjyqësore në Qipro dhe me çfarë objekti.

Të dhëna, për shoqërinë “Altaria Research Limited”, nëse kryen aktivitet në Qipro, si dhe aktin e themelimit, statusin, kohën  e krijimit, formën e organizimit të kësaj shoqërie, objektin e aktivitetit, aksionerët, anëtarët e bordit drejtues dhe administratorët.

Të dhëna, për shoqëritë “Avomar Limited” dhe “Amerito Limited”, nëse këto kryejnë aktivitet në Qipro, si dhe Aktin e Themelimit, Statutin, kohën e krijimit, formën e organizimit të kësaj shoqërie, objektin e aktivitetit, aksionerët, anëtarët e bordit drejtues dhe administratorët.

Të dhëna dokumentore zyrtare, për shoqëritë “Poligraf Invests Limited” dhe “Kelena LTD”, nëse këto kryejnë aktivitet në Qipro, si dhe Aktin e Themelimit, Statusin, kohën e krijimit, formën e organizimit të kësaj shoqërie, objektin e aktivitetit, aksionerët, anëtarët e bordit drejtues dhe administratorët.

Të dhëna, për shoqëritë “Iron Gold services LTD” dhe “Pluto INC Co LTD”, nëse këto kryejnë aktivitet në Qipro, si dhe Aktin e Themelimit, Statusin, kohën e krijimit, formën e organizimit të kësaj shoqërie, objektin e aktivitetit, aksionerët, anëtarët e bordit drejtues dhe administratorët.

Të dhëna dokumentore zyrtare, për transfertat e kryera deri tani, nga shoqëria “Iron Gold services LTD”, në llogari të personit nën hetim, Damir Fazlliç.

Të dhëna zyrtare shkresore, nëse kryhen hetime, apo procedura gjyqësore në Qipro, për këto shoqëri tregtare, për pronarët dhe përfaqësuesit e tyre.

Të dhëna zyrtare shkresore, nëse parashikohen konfiskime të pasurive për këto raste, si dhe cila është gjendja, sasia, lloji, dhe natyra e aseteve të këtyre shoqërive e personave, në proces hetimi.

Të dhëna nëse ka, se cilat janë shtetet e tjerë, të përfshirë në këto hetime?

Të dhëna, për çdo akt tjetër të nevojshëm për hetimet, që mund të jetë administruar nga ana juaj, për këtë hetim. (Në versionin PDF, lexoni materialin e plotë me 33 faqe)./Pamfleti

Dokumenti DOSJA-DAMIR-FAZLLIÇ-KERKESA-DREJTUAR-GJYKATES-SUPREME-TE-QIPROS