Arta Marku “porositet” nga Rama, që gishtat e “Jorgos” së Vorës; të nxirren të “lyer me kajmak” e jo me “aromë’ ka.nabisi

Ka zëra që thonë, se aq “i kapur” është kryeministri nga “Gimja i Fushë-Prezës”, sa ka shkuar me urgjencë deri në Greqi; për të “menaxhuar pastërtinë” e letrave penale, të kryebashkiakut të farës së luleve, që zëvendësoi kryebashkun e farës së misrit; mbasi ato letra të zeza, lidhen edhe me ministren Belinda Balluku, ish-emigrante në Greqi, ku ka “punuar” bashkë me Agim Kajmakun

Prokuroria e Përgjithshme, pas denoncimit dhe kërkesës së PD; ka nisur hetimet për të verifikuar gjendjen penale të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku (Jorgo Toto); për akvitetin e tij, gjatë viteve 1991-1996 kur kanë qenë emigrant në Greqi; që për koincidencë, paska qenë bashkë me ministren Belinda Balluku (Aspasia Karajani), e cila ka “punuar kujdestare tek një e moshuar”, por nuk e ka deklaruar në “CV” zyrtare.

Sipas burimeve nga zyra e Dr. Arta Markut, shefes që menaxhon organin e akuzës; mësojnë se ditën e hënë, datë 26 gusht 2019, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, duhet të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës; për të depozituar shenjat e gishtave.

Në ftesën për paraqitje, i bëhet me dije, se përveç gjurmëve të gishtave, duhet të depozitojë edhe deklarimin personal si qytetar e deklarimin zyrtar si kryebashkiak; nëse ka qenë në te.rritorin grek; sa kohë ka qenë; me çfarë është marrë dhe a është arrestuar, dënuar e dëbuar prej andej.

Mirëpo duket se po bëhen gjithë makinacionet që Agim Kajmaku i bashkisë Vorë, ose Jorgo Tota i Greqisë, të vonohet si procedurë hetimi, e përfundimisht të dalë i pastër penalisht, me raport dhe vendim hetimor të prokurorisë.

Ndërkohë që Valdrin Pjetrin, pronar të 3 “Hotele me 4 Yje” dhe 2 restorant-picerive; Edi Rama e hodhi si “leckë” para drejtësisë; çuditërisht, për shitësin e farave të luleve, Agim Kajmakun e Vorës, kryeministri ka “porositur” (urdhëruar) Arta Markun, që t’ia nxjerr gjurmët e gishtave… me “kajmak” e jo me “nikotinë” kanabisi.

Nuk e dimë, nëse kryeminsitri Rama ia ka dërguar këtë “porosi” (urdhër) Arta Markut, të shoqëruar me vargjet e këngës: – “Vaj-vaj-vaj, gishtat me kajmak/O moj cucë e vogél, ç’tu bana merak”.

Por zëra brenda kupolës së “rilindjes”, thonë se kryeministri Edi Rama e ka “hall shumë të madh”, pastërtinë e dosjes penale, të kryebashkiakut shitës farash lulesh e bimësh, që kanë “gjelbëruar” gjithë zonat e Shqipërisë, ku blerësi i parë e masiv i farës së zgjedhur; ka qenë “Pronari i Pashallëkut të Shkodrës”, Tom Doshi. Kaq për sot, o Gime!/Pamfleti