Artan Hoxha plas ‘bombën’ për Tahirin, ja çfarë pritet të ndodhë. Mos shpresoni kote se…

Ditën e sotme, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është njohur me tre akuzat e akuzat e Prokurorisë e cila mbylli më në fund hetimet për ish deputetin.

Por këto tre akuza, duket se janë të vështira për t’u provuar, por nëse provohen, kjo do të ishte dosja e shekullit.

Këtë deklaratë e ka dhënë në studion e ABC News këtë të enjte gazetari Artan Hoxha.

Prokuroria ka ngritur këto akuza për Tahirin: trafik droge, krijim të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprës penale në kuadër të grupit kriminal.

Në këndvështrimin e Hoxhës, prokuroria nuk i ka provat e drejtpërdrejta që të çojnë te Tahiri, ndaj do të bënte mirë që të shtonte edhe një akuzë më të lehtë për të njollosur ish ministrin.

“Janë akuza të rënda që nëse prokuroria do t’i provojë do ta quaja të njëjtit nivel si të çështjes Hajdari. Ka një miksim personazhesh, është e ngjashme si dosja 339, ku do gjesh brenda njerëz, grupe, funksionarë. Unë nëse do isha prokuror do shtoja dhe një akuzë të lehtë, kurse prokuroria nuk e ka ndjekur fare këtë taktikë. Tahiri akuzohet njëlloj si Habiljat, trafik droge, grup i strukturuar kriminal. Nuk ka një akuzë që do mjaftonte për të njollosur rastin Tahiri. I ka hedhur zaret, o të gjitha o asgjë. Tahiri deri në vendimin e Gjykatës prezumohet i pafajshëm. Me këto prova e vështirë të provohen këto akuza. Provat e drejtpërdrejta që të çojnë te Tahiri, prokuroria nuk i ka”./ShkodraNews