Artan Hoxha tregon detaje për ekzekutimin e Jurgen Kurtit

Ashtu si për cdo ngjarje tjetër të të njëjtit nivel, edhe këtë të martë emisionet televizive kanë trajtuar temën ku kanë nxjerrë të dhëna të tjera për Jurgen Kurtin.

26 vjecari iku në lule të rinisë mbrëmjen e djeshme teksa ishte fare pranë shtëpisë së tij.

Ka qenë gazetari Artan Hoxha i cili nga emisioni “Opinion” tha se ekzekutorët nuk kanë qenë të mirëpërgatitur dhe prej kohësh kanë studiuar terrenin.

Sipas tij e vetmja kamer që kanë në dorë autoritetet nuk ka kapur shumë detaje.

“Ekzekutorët nuk kanë qenë… mënyra si është kryer vrasja, vendi ku ka ndodhur ngjarja autorët e kanë studiuar mirë. E vetmja kamer nuk ka dhënë ndonjë ndihmë të madhe për hetuesit. Viktima rinte shumë në zonë, që do të thotë se autorët e kanë studiuar mirë. E kanë goditur shumë pranë banesës, ajo rrugicë aty nuk është se ka trafik në atë orë. Kanë kryer goditjen dhe janë larguar, ndaj e kanë bërë të vështirë të identifikohen se kush janë. Numri i madh i gëzhojave që janë gjetur aty”, deklaroi Hoxha. Sipas tij pistat janë të shumta nga për fajdet, për narkotik etj.