Artan Hoxha u zbulon ‘hilet’ nark.otrafikantëve shqiptarë: I ka gjetur halli se u dolën bimët mashkull, ja farat e reja të blera nga kodoshët…

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një status në rrjetet sociale në lidhje me situatën e ‘ngushtë’, në të cilën ndodhen ‘mbarështuesit te na.rkokulturës’ në Shqipëri.

Përmes postimit, në profilin e tij në facebook, Hoxha shkruan se duke qenë se rrugët janë të bllokuara, askush nga shqiptarët që merret me këtë punë, nuk ka pasur mundësi të marrë fara ka.nabisi nga jashtë dhe janë detyruar të përdorin, ato që kanë pasur gjendje.

Por, farat aktuale, të ruajtura në kushte artizanale kanë bërë që bima, të dalë difektoze, mashkull. Kështu, mbarështuesit, kanë kërkuar forma të tjera, siç ishte rasti I transportimit përmes postës, që u kapën 11 fara kan.abisi që vinin nga Spanja, 14 maj, ose blerja në Hollandë. Pikërisht, ëkto të fundit, Hoxha i ka publikuar me foto dhe shkruan se janë fara të blear me lekë në dorë, në një lokal në Amsterdam.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës

Me faren, sivjet kemi pak problem. Mbyllja e papritur dhe e menjehershme e rrugeve tokesore dhe ajrore, na i gjeti “mbareshtruesit” e nar.kokultures, te papergatitur. E kush, e kishte menduar xhanem, se cfare do te ndodhte kaq shpejt?! Gjithsesi, ai qoftelargu, qe na la partine, “mal me komisare”, ka pas thene se ne kushtet e bllokades imperialisto-revizioniste: “duhet te veprojme me inisiative dhe vetveprim”…Ne situaten e papritur te bllokades globale te pandemise, “mbareshtruesit” e na.rkokultures, qe nuk munden te siguronin fare importi, te certifikuar dhe kontrolluar, nga laboratoret hollandeze te specializuar per tregetimin e farerave te tilla, u detyruan ti kthehen fares vendase. Problemi qendron ne faktin, se fara vendase, e perzgjedhur, selektuar dhe ruajtur ne kushte artizanale, nuk garanton siguri dhe rendiment te larte ne mbarevajtjen e bimes. “Mbareshtruesve” te na.rkokultures, u duhen disa jave, madje deri disa muaj, qe ta kuptojne se fara e mbjelle ne fidan dhe me pas e kultivuar ne parcele, eshte ajo e duhura, qe garanton prodhimin e duhur per kete vit.

Ne nje pjese te territorit, ku “mbareshtruesit” jane detyruar te perdorin faren vendase, eshte verejtuar se bimet e mbjella, kane dale me probleme dhe difektoze(ne gjuhe popullore, bimet kane dale mashkull). Kjo gje ka çuar dem punen e disa muajeve dhe ka rrezikuar prodhimin per vitin ne vazhdim… Duke i detyruar qe te tentojne menjehere rimbjelljen, per te mos humbur sezonin e narkokultures… Bllokada e pandemise globale, i ka detyruar “mbareshtruesit” e narkokultures, te kerkojne menyra te reja inovative, per te importuar fare kanabisi te sigurte dhe te certifikuar, si rasti i 14 majit 2020, kur u kapen 11 mije fara kanabisi, te derguara ne rruge postare nga Spanja…Ne foto: Farat e ka.nabis, qe mbaj ne duar, jane te sigurta, te kontrolluara dhe certifikuara, madje jane blere me pagese kesh ne dore, ne lokalin ROYAL, ne Amsterdam, Hollande. Numrin e telefonit nuk ua jap dot, se pastaj do me akuzoni, qe po i bej marketing, lokalit te Kliffit. He cfare kodoshash jane keta hollandezet. E pijne vet gjithe diten dhe naten, nga mengjesi deri ne mengjesin tjeter, duan “mall” te cilesise se larte, na shesin fare te çertifikuar ne mes te Amsterdamit, me para kesh ne dore…dhe pastaj na ak.uzojne si kultivues dhe na.rkotrafikante!!! More, ketu s’ka shtet o vlla!! Rama ik.