Artet në Shkodër në rrezik zhdukje, qeveria merr vendimin e papritur

Numri i ulet i studenteve dhe rreziku i egzistenc2s tashme edhe si fakultet brenda universitetit “Luigj Gurakuqi”, ka detyruar qeverine te anuloje kriterin e mesatares per Artet ne Shkodër. Kriza qe po përjeton ky institucion i larte arsimor ka vene ne pikëpyetje edhe mbajtjen çelur te pikturës grafike dhe pedagogjisë muzikore, prandaj është vendosur ndryshimi i kriterit te mesatares qe egzistonte per vitin akademik 2018-2019. Ne njoftimin e bere publik thuhet se:

Një ndryshim në vendimin nr.216, datë 20.4.2018, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019”

Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 74, të ligjit nr.80/2015, “për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në republikën e shqipërisë”, me propozimin e ministrit të arsimit, sportit dhe rinisë, këshilli i ministrave

V e n d o s i:

Numrat rendorë 14 dhe 15, të tabelës në shtojcën 1, të vendimit nr.216, datë 20.4.2018, të këshillit të ministrave, për programet e studimit të ciklit të parë “pedagogji muzikore” dhe “pikturë grafike”, në universitetin “luigj gurakuqi”, shkodër, për vitin akademik 2018-2019, shfuqizohen.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “fletoren zyrtare”.

Kujtojme qe jane se paku 5 dege qe kete vit rrezikuan mbylljen me numer minimal studentesh frekuentues, e duket se parashikimet jane me te trishta per vitin qe po vjen, kjo bazuar edhe nga largimet masive te rinise drejt vendeve te Bashkimit Europian.