Arti merr goditje të fortë, ndahet nga jeta në moshën 52 vjeçare aktorja e njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare aktorja Ningali Lawford-Wolf.

Mediat britanike bëjnë me dije se ajo ndodhej në turne në Festivalin Ndërkombëtar të Edinburgh kur u nda nga jeta.

Ningali u paraqit rregullisht në Edinburgh Fringe Festival, ndërsa humbja e saj ishte krejt e papritur dhe i ka tronditur të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

Kompania” The Secret River” e cilësoi atë si “një nga thesaret më të mëdha të teatrit Australian”.

Dy shfaqje në Edinburgh u anuluan javën e kaluar pasi Ningali u sëmur, duke mos ia dalë më të ngjitet në skenë.

Aktorja lindi ishte në Ëangkatjungka, një komunitet aboriginal në Kimberley, Australi Perëndimore.