Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i shquar shqiptar



Është ndarë nga jeta aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Dhimitër Orgocka. Ai ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare, si pasojë e një hemorragjie celebrale.



Dhimitër Orgocka lindi në Korçë në vitin 1936 dhe u diplomua në Fakuletin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Ai u vendos në krye të teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë ku është kujdesur për rreth 100 premiera.



Ai filloi të punojë si drejtor menjëherë pas shkollës në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, në të cilin ka drejtuar rreth 100 premiera, ndërsa si aktor numëroi 82 role të interpretuara në teatër. Në kinematografi përmendim interpretimet te “Gjeneral Gramafoni”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Asgjë nuk harrohet”, “Horizonte të hapura” etj.

Aktori dhe regjisori i ndjerë ishte me martuar me aktoren shqiptare, Dhorkë Orgocka. Gjatë karrierës u vlerësua më shumë tituj, ndër ta edhe “Mjeshtër i Madh”.