Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i teatrit

Është ndarë nga jeta aktori i teatrit të Durrësit, Josif Koci. Lajmin e ka bërë të ditur faqja e teatrit “Aleksandër Moisiu” në “Facebook”, ku i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.

Publikimi nga Teatri:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të Teatri Aleksander Moisiu Durres, Josif Koci. Teatri i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.