Arti në zi, ndahet nga jeta në moshë të re këngëtari shqiptar



Këngëtari i njohur, Rifat Kida ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur motra e tij, me anë të një postimi në rrjete sociale.



Këngëtari vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila fatkeqësisht i ka marrë dhe jetën.



“Miqtë e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndrroi jetë vllai im Rifat Kida. Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, ka shkruar Resmije Kida Lumani.