Arti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori i Teatrit Migjeni

Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, aktori i Teatrit ‘Migjeni’, Anton Krosaj.  Bëhet me dije se ai vuante prej pak kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Aktori nuk arriti ta fitojë betejën me të.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër, Shqipëri. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur disa komedi te suksesshme.