Asaj i merret fryma, para se të ngjitet në skenë bën veprimin e guximshëm. Aurela na preku me rrëfimin e saj

Dihet që këngëtarja Aurela Gaçe është e papermbajtshme në skenë. Por duket se pas gjithë kësaj energjie fshihet një sekret. E ftuar tek “Rudina” në Tv Klan, Aurela zbuloi se përpara se të grimohet apo të rregullojë flokët, bën ushtrime pas skene.

“Nëse nuk e bëj kam frikë se më merret fryma sepse jam mësuar ta bëj këtë, është rutinë e përhershme”, u shpreh këngëtarja teksa shpjegoi se ka mësuar të stërvitet në mënyrë të tillë që frymëmarrja e saj të jetë në rregull kur të dalë përpara publikut.

“Unë konsumoj shumë energji dhe palestra më ndihmon shumë. Unë mund të dua të vrapoj shumë, por nëse nuk jam e përgatitur fizikisht nuk mundem. Energjia dhe fuqia që kam në skenë varet nga përgatitja fizike. Unë mund të dua të vrapoj, por nëse nuk e përgatis veten, është e pamundur. Jam mësuar me këtë regjim dhe nëse nuk e bëj, kam frikë. 10 minuta përpara se të grimohem apo të bëj flokët unë djersitem pas skene. Bëj ushtrime që më japin intensitet, zemra pompon më shpejt. Nëse nuk e bëj kam frikë se më merret fryma sepse jam mësuar ta bëj këtë, është rutinë e përhershme. Unë stërvitem gjithmonë nga ora 2-3, në atë orar kam kohë. Para koncerteve bëj nxemje të shpejtë sepse unë di si të stërvitem sepse kam 13 vjet dhe e bëj në mënyrë të tillë që frymëmarrja ime të jetë në rregull dhe diafragma gjithashtu”, tha Aurela. /tvklan.al