Askush nga ne s’do guxonte, ai e bën, çdo dimër. Fieraku i ‘çmendur’ tregon pse noton në acar

Në një kohë kur të gjithë mbërthehemi deri në grykë me shall dhe pallto të trasha për ti shpëtuar temperaturave të ftohta të janarit, ka edhe nga ata guximtarët që i drejtohen detit për të notuar.

Ky 52 vjeçar ka udhëtuar nga Fieri drejt brigjeve të Jonit në Vlorë, duke sfiduar motin.

“Une kam vite qe e bej, kete mund ta beje cdokush. Nese tani eshte 5 grae, deti eshte 9 grade. Kete qe bej une e ben cdokush por vetem do gradualisht.”

Notari fierak të gjithë atyre që mund të thonë si është e mundur të notosh këtë fillim janari, u thotë mos bëni aspak hapi. Gjithkush mund ta provojë.

E pas kësaj interviste, fieraku ia nis nga e para duke notuar përsëri.

mot2mot1