Askush nuk di ta zgjidhë, “Drejtësia” e Shkodrës në krizë të madhe

Sistemi i drejtësise në qarkun e Shkodrës drejt kolapsit total. Gjykata e Pukës pritet të mbyllet brenda pak javësh dhe dosjet voluminoze do të mbërrijne në Shkodër, ç’ka do të sjellë një krizë më të thelluar në këtë sistem.

Burime për shkodraneës bëjnë me dije se janë me dhjetra dosje voluminoze që pritet ti bashkohen morisë se atyre që ka gjykata e shkallës së parë ne Shkoëer dhe e gjitha kjo pasi ne Pukë mungon stafi, për pasoje gjykata do te kyçë dyert. Por vështiresite bëhen më te medha per gjykaten e Shkodrës pasi kjo e fundit sikur te mos i mjaftonin çështjet e panumërta qe zvarriten prej vitesh, muajt e fundit ka mungesa te gjyqtarëve, kjo pasoje edhe e vettingut.

Pritet që mungesat të rriten edhe me shumë me zgjerimin e listës se vettingut nga ana e komisionit te pavarur. Aktualisht gjykata e Shkodres ka 4 gjyqtarë më pak se organika dhe numri i cështjeve te mbartura sipas burimeve i kalon 1 mije, që nga ato per pronat, konflikte të ndryshme e deri tek gjykime me themel të shume problematikave të tjera ndër vite.

Se si është menduar të zgjidhet askush nuk di te thotë por kyçja e gjykatave dhe dora e hekurt e vettingut jo vetëm e ka rritur krizen por rrezikon ta thellojë pasi së paku për 3 vite deri në përfundimin e studimeve të brezit te ri, në sistem nuk pritet të ketë prurje. Këmbana e alarmit sapo ka nisur të bjere dhe zhurma e saj do të forcohet edhe me tej me javët dhe muajt e ardhshëm.