Askush nuk e llogarit jetën e qytetarëve/ Në Velipojë motorët e ujit janë kthyer në një fe.rr për pushuesit



Motorët e ujit po bejne kerdine ne plazhin e Velipojes. Sic nuk kishte ndodhur prej vitesh, kete vere ato jane teresisht jashte kontrollit dhe po rr.ezikojne seriozisht jeten e pushuesve, megjithese edhe keto te fundit jane te paket krahasuar me vitet e kaluara. Me dhjetra denoncime kane mberritur ne redaksine e shkodraneës ku kerkojne te nderhyhet si nga pushteti vendor ashtu edhe nga policia. Asnje bove apo kordon sigurie nuk eshte vendosur ne hapesiren ujore dhe motoret levizin fare prane pushuesve, megjithese kjo do te duhej te ishte e ndaluar qe ne nisje te sezonit, e per pasoje policia do te duhej te vepronte me masa ndeshkimore e deri ne seskuestrim te ketyre mjeteve. “Ne kemi disa dite qe po pushojme ne Velipoje kemi ardhur me femijet dhe po tmerrohemi. Asnje kontroll dhe asnje mase sigurie. Sillen si te cmendur prane bregut, bejne spektakel dhe askush nuk reagon. I kam kerkuar ndihme edhe policise nje dite ketu ne Velipoje dhe me thane nuk jemi per kete pune. Si mund te jete normale kjo gje ne nje kohe qe siguria jone si pushues duhet te jete ne rend te pare” thone nje pushuese. Ndersa nje tjeter shton: “Une kam ardh nga Kosova dhe nuk me kishte ndodh te shifja keshtu qe tash sa vite qe vi ne Velipoje. Kete here jane keq shume dhe po kam frike per fmite e per vete. Po na mbysin e po shohim tm.err me sy”. Kur kane mbetur edhe keto dite gushti per tu frekuentuar nga pushuesit, mes morise se problemeve qe paraqiti kete vit Velipoja, tashme po i shtohen edhe motorret e ujit qe kane nisur ditet e spektaklit ne keto ujra pa pyetur per shtet dhe rregulla.