At.entati në Tiranë, zbardhen detaje të reja

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, orët e para të mëngjesit.

Objektivi raportohet se ka qenë shoferi i ekskavatorit, me të cilin mbeti i vrarë Ardit Gjoklaj në Sharrë në verën e vitit 2016.

Në rrugën “5 Maji” në Tiranë, persona ende të paindetifikuar nga policia kanë që.lluar me ar.më automatike ndaj E.K.., por ky i fundit nuk është lënduar.

Burime policore thanë se mbi objektin është që.lluar nga nja makinë. Në automjet, dyshohet se ishin dy persona, ndërsa armën e ka shkrepur njëri prej tyre.

Burime pranë grupit hetimor thanë se ka pak gjasa që at.entati ndaj tij të ketë lidhje me vde.kjen e Ardit Gjoklajt. Pista të tjerë janë nën verifikim nga hetuesit.

“Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka që.lluar me ar.më zja.rri në drejtim të tij e më pas është larguar. Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi Policia.