Ata do bëjnë dhe inagurimin e “Arenës Kombëtare”, por ja sa do të kushtojnë biletat për Shqipëri-Francë

Përballja Shqipëri-Francë do të jetë e para ndeshje zyrtare qe do te beje edhe kemben e mbare në stadiumin më të ri, në “Arenën Kombëtare” të kryeqytetit.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit për eliminatoret e kampionatit Europian, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë kanë vendosur që ndeshjen mes Shqipërisë dhe Andorrës, 3 ditë përpara ndeshjes me Francën, më 14 nëntor, ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”.

Sipas asaj që raporton “Top Channel”, kjo është një zgjedhje për t’i lënë ekskluzivitetin e inaugurimit të “Arenës Kombëtare” një ndeshjeje të madhe si ajo mes Shqipërisë dhe Francës më 17 nëntor. Por pa mbërritur deri atje, më 3 nëntor do të jetë testi zyrtar i impiantit të ri më të madh dhe më modern sportiv në vend.

Përfaqësues të UEFA-s që do të monitorojnë dhe kontrollojnë çdo sistem të këtij impianti të ri do të jenë të pranishëm në Tiranë për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë, një takim ky i vlefshëm për kampionatin e femrave. Gjithashtu bëhet me dije se biletat e ndeshjes inauguruese të stadiumit për ndeshjen me Francën do të jenë me një çmim mesatar prej 2200 lekësh.