Ata i vunë afat, ministrja u përgjigjet pedagogëve: Ultimatumet…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u eshte pergjigjur pedagogvëve.

Shahini ka deklaruar në mesditë se takimi me pedagogët nuk ka prodhuar rezultat konkret e as dakordësi mes palëve, por sipas saj, kjo eshte krejt normale.

Në një deklaratë për mediat, duke folur rreth takimit të sotëm, ajo ka thënë prerë se “bojkoti dhe ultimatumet nuk janë mjetet e nevojshme në një situatë kur vëmendja jonë është te arsimi i lartë dhe kemi nisur procesin e dialogut”.

Ministrja ka theksuar se i ka përgëzuar pedagogët për nismën e tyre dhe përpjekjet për të mbledhur asambletë.

“I ftova për t’i shpjegur paktin për universitetin, dhe se kemi qëllim të përbashkët, përmirësimin e cilësisë së Arsimit të Lartë. Nuk u dakordësuam, por është krejt normale. Takimi shërbeu për të shuar edhe keqkuptime që disa pedagogë kishin për paktin, ne do të vazhdojmë ti dëgjojmë të gjithë por do të vijojmë duke udhëhequr. Për të arritur në fund tek një kontratë mes qeverisë dhe studentëve”- tha ajo.