Ata na kanë befasuar gjithmonë me dashurinë e tyre, sapo mësuam diçka që nuk e dinim për Mihrije Braha dhe burrin e saj

Ata janë një ndër çiftet më të pëlqyera të publikut. E me lidhjen e tyre prej vitesh, deklaratat për njëri-tjetrin, Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë treguar se ka ende shpresë për dashuri të vërtetë dhe dashuri që zgjat disa dekada.

Ata ishin ftuar në emisionin Voila, ku të pyetur sa Shën Valentine kanë festuar sëbashku deri këtë vit, këngëtarët i janë përgjigjur : “34 Shën Valentine kemi festuar që prej 1985 kur jemi njohur”. Çifti i njohur janë prindër të një djali. Marrëdhënia e çiftit shkon shkëlqyeshëm por edhe në rastet e mosmarrëveshjeve ato e kanë gjetur zgjidhjen.

Mihrja është personi që çdo herë tërhiqet e para në ndonjë situatë që mund të krijojë mosmarrëveshje, dhe i zgjidh gjërat me qetësi. Ndërsa në ndarjen e punëve të shtëpisë secili jep kontributin e tij.

Të pyetur : A ka çifte falso në showbizin shqiptar? Mihrije Braha i është përgjigjur “Po mendoj që ka çifte falso në estradën Kosovare”.