“Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito”, Rama u përgjigjet opozitarëve

Me një dixhiturë thumbuese për opozitën e ka shoqëruar Kryeministri Edi Rama postimin e tij në Instagram. Ai ka hedhur një foto kur duket se fasada e godinës së Kryeminsitrisë po pastrohet nga boja dhe të gjithë përbërësit që u hodhën një ditë më parë nga protestuesit.

“Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito”, shkruan Kryeministri Edi Rama si një përgjigje edhe të deklaratave të bëra nga liderët opozitare një ditë më parë në protestën e tyre para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Kujtojmë se protestuesit dje e qelluan fasadën ballorë të Kryeminsitrisë me bojë të zezë, vezë dhe domate.